U përlotën nga dalja e Amosit në 'BBV'ish-e dashura e aktorit ‘thumbon’ Oltën dhe Dean: Hajt o goc se…
Ish e dashura e Amos Zaharias, Gigiola Haveriku duket se e ka pritur goxha mirë daljen e aktorit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Gjatë natës së “Prime”-t të djeshëm, ajo bëri disa reagime ‘thumbuese’ në InstaStory për dy mikeshat e Amosit, Oltën dhe Dea Mishelin
Për aktoren, Gigiola ironizoi faktin se Olta qau më shumë për eleminimin e Amosit se sa për letrën që i dërgoi bashkëshorti disa javë më parë.
“Olta më shumë qau tani se kur dëgjoi letrën e burrit. Hajt o goc se do të ketë biletë kthimi!”– shkroi ajo krahas imazhit ku dukej aktorja e përlotur.
Teksa nuk kurseu as Dean, ajo u shpreh se pas daljes së Amosit modelja tashmë po ha veten me dhëmbë.
“Po han veten nga inati”– shkroi Haveriku.