Meta mbi raportimet e medias amerikane për aferën Rama-MCGonigal: Koha për ndëshkim!

Ilir Meta, kryetari i PL, pasi ka cituar sot raportimin me të fundit të një medieje prestigjioze amerikane “Business Insider” mbi aferën e kryeministrit Edi Rama me agjentin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal, është shprehur se për kreun e qeverisë shqiptare ka ardhur koha për ndëshkim. 

“Media prestigjioze amerikane “Business Insider” – shkruan Meta, - fakton sërish  lidhjen e errët të Kryeministrit Edi Rama me McGonigal. “Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin.  Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues ‘nën tavolinë’, thotë Qeveria, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”. Koha për ndëshkim”nënvizon Ilir Meta në përfundim dhe shton edhe artikullin në vijim.

Business Insider/ Exclusive: The FBI's McGonigal labyrinth

The FBI's former chief New York spy hunter now faces shocking accusations. Is the career of Charlie McGonigal a simple case of revolving-door greed, or could it be something worse?