KAFE SHQETO/ Nezaj: SPAK po heton me dy standarde, procedim për Ahmetaj, por jo për Veliajn
Analisti Sami Nezaj ka folur në KAFE SHQETO në SYRI TV për hetimin e nisur nga SPAK për ish-ministrin Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Neza ka theksuar se fakti që zoti Ahmetaj është përfshirë shumë vonë në procesin e hetimit dhe zoti Veliaj nuk është përfshirë akoma në procesin e hetimit tregon se SPAK po punon me dy standarde gjatë këtij procesi.
Megjithatë, sipas Nezajt, dosjet apo materialet që janë dorëzuar tashmë në SPAK nga Partia e Lirisë apo Komisioni Hetimor në Parlament për Inceneratorët janë të mjaftueshme për të deduktuar një vjedhje të madhe.
Neza: Fakti që zoti Ahmetaj është përfshirë shumë vonë në procesin e hetimit dhe zoti Veliaj nuk është përfshirë akoma në procesin e hetimit tregon se SPAK po punon me dy standarde gjatë këtij procesi.
Ende mendoj se për zotin Ahmetajn, fakti që të dhënat e TIMS dhe shëprndorimi i detyrës në drejtim të marjes së parave apo shpërblimeve të ndryshme nga drejtuesit e kompanisë së inceneratorëve është një premisë e mirë për të filluar një proces hetimi.
Pavarësisht drojes që ka zoti Gjokutaj për materialet që mund të gjenden apo mund të jenë fshehur nga zoti Ahmetaj apo personazhet politikë të përfshirë në këtë aferë, unë them se dosjet apo materialet që janë dorëzuar tashmë në SPAK nga Partia e Lirisë apo Komisioni Hetimor në Parlament për Inceneratorët janë të mjaftueshme për të deduktuar një vjedhje të madhe.