SYRI TV/ Zgjedhjet vendore të majit, Celibashi: Deri më 7 mars, konkluzioni mbi përfaqësuesin e PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për anëtarët e Partisë Socialiste, të Partisë së Lirisë dhe të Partisë Socialdemokrate në KZAZ.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka thënë se janë në proces verifikimi listat e depozituara me anëtarët nga të dyja palët e PD-së.
Sipas Celibashit, situata është e tillë që do të duhet të konsultohet maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do të duhet të përfaqësojë interesat e Partisë Demokratike.