SPAK nis hetimin/ Nezaj: Le të kuptojmë çfarë e ka lidhur Ahmetajn me skandalin më të madh të parasë publike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit të Zhvillimit ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetajt.

Burime zyrtare nga SPAK është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit.

Ndërkohë, SPAK është duke mbledhur prova e të dhëna, përfshirë edhe ato nga kompjuterët e sekuestruara dhe të e-maileve, që janë shkëmbyer mes Ahmetajt dhe fituesve të koncesionarit.

Sami Nezaj, gazetar, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv u shpreh se përfshirjen e Ahmetaj në këtës skandal nuk e shikon si një ngecje të hetimi, teksa shprehu besimin se në vazhdim, hetimi do të ketë një bymehje, duke e bërë të qartë se çfarë e ka lidhur zotin Ahmetaj me skandalin më të madh që ka pasur Shqipëria, mbi shpërdorimin e parasë publike.

“Kjo është një permisë për të përfshirë atë në procesin hetimor sepse deri tani ai nuk është përfshirë në procesin hetimor. Ajo çfarë evidentoj në këtë rast është vetëm premisa, pastaj gjithë çështjet e tjera në të cilat ai është përmendur apo akuzuar janë çështje të tjera, çështje shumë më të shëndetshme në kuptimin e hetimit dhe natyrisht që procesi hetimit duhet të rifillojë sërish duke pasur parasysh këtë personazh të ri.

Ndryshe nga shumë të tjerë që e shofin si një ngecje të hetimit me rastin e Ahmetaj un e shikoj se në këtë rast SPAK në njëfarë mënyre ka reflektuar ndaj çudisë, të atij publiku që zoti Ahmetaj nuk është i përfshirë në akuzën e publikuar nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit dhe pavarësisht se në akuzë ishte lënë një  lënë një sanskion që bënte të mundur zgjerimin e akuzës, gjë që ka ndodhur praktikisht, akuzë që është e mbështetur në paditë që ka bërë një gazetar në lidhje me udhëtimet. Mendoj se në vijim procesi do të bymehet dhe do të kemi një proces më të bollshëm, në lidhje me atë çfarë e ka lidhur zotin Ahmetaj me inceneratorët dhe ndoshta me skandalin më të madh që ka pasur Shqipëria mbi shpërdorimin e parasë publike” u shpreh Neza.