FOTO/ Tërmeti në Turqi, 8-vjeçari bashkohet me nënën pas 52 orësh i bllokuar në rrënoja

 Histori dhe imazhe të pabesueshme vazhdojnë të bëhen virale kudo nga vendet e prekura si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Në Hatay, Turqi, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas rreth 52 orësh.

Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa te nëna e tij që priste, e cila e përqafoi me lot gëzimi.

Ndryshe, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është planifikuar të vizitojë qytetet e prekura nga tërmeti, Kahramanmaras-in dhe Hatay-n.

Ai do të shkojë edhe në Pazarcik, epiqendër e tërmetit, shkruan BBC.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provincat më të prekura.

Mbi 9 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.