Tenderi korruptiv/ Kryebashkiaku i Librazhdit kapet me ‘presh në duar’, gazetari e çon në SPAK
Një tjetër skandal është zbuluar nga gazetari Ledion Qoshku, sërisht në bashkinë e Librazhd, ku kryetari aktual është Kastriot Gurra.
Gazetari Qoshku ka vënë në sitë prej muajsh tenderat e kësaj bashkie, pas indicieve nga brënda institucionit, se me tenderat bëhet kërdia. Kështu, konkretisht ka hulumtuar në tenderin me nr reference 48944-11-07-2022, me objekt tenderi ‘Blerje mallra për ndërtimin e hapsirës rekreative për fëmijët tek parku qershive’. Fondi limit nga bashkia ka qënë plot 40 milionë lekë (të vjetra), me t.v.sh, dhe pas mbajtjes së tenderit më datë 18-11-2022, fitues është shpallur firma SARK SH.P.K, më ofertë fituese afërsisht 35 milion lekë (të vjetra) me t.v.sh.
Në pamje të parë tenderi duket i rregullt por nëse hulumtohet më thellë brënda dokumentave, preventivit apo çmimeve kupton që ka goxha shkelje. Në një tender grupi i përllogaritjes së fondit limit janë të detyruar të studiojnë tregun me çmimet që vendosen si kriter për mallrat që tenderi parashikon të blihen. Ose mund të nisen nga çmimet e referencës që kanë të gatshme nga ofertat e më hershme që bashkia ka pasur nga kompani të ndryshme. Por në këtë tender nuk është vepruar kështu.
Me urdhër nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra dhe në zbatim të verbër nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, çmimet e referencës për blerjen e këtyre mallrave janë paracakyuar nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, që i ka pasur gati këto lista çmimesh dhe ka vazhduar kështu procedurën. Po verbërisht specialistët kanë vazhduar procedurën bazuar ne çmimet e tregut të cilët tashmë ishin të disafishuar duke arritur në plot 36 milionë. Pse themi se janë disa fishuar çmimet?
Pasi gazetari Qoshku kontaktoi direkt me firmën e nënkontraktuar nga kompania Sark SH.P.K për sigurimin e mallrave, lodra plastike argëtuese për fëmijë. UKA SH.P.K, firma që ka sjellë lodrat në qytetin e Librazhdit dhe i ka montuar në parkun e qershive.
Të kontaktuar nga gazetari Qoshku, ky i fundit në rolin e blersit të supozuar, firma UKA tregohet e gatshme për sigurimin e këtyre lodrave, madje ja përmend gazetarit se ekzaktësisht si këto lodra, firma ka montuar para pak ditësh në Librazhd. Kur gazetari e pyet për çmimin e këtyre lodrave komplet me gjithë montim, firma UKA befason me çmimin në krahasim me atë në tenderit e bashkisë. Lodrat kushtojnë vetëm 4750€ me gjithë transport dhe montim. Një diferencë afërsisht 30 milionë lekë nga ajo e kurdisur në tenderin e bashkisë.
Pasi gazetari Ledion Qoshku kontaktoi drejtues të bashkisë duke ju vënë në pah faktet e pamohueshme lidhur me abuzimin në këtë tender dhe ju kërkoi që ti viheshin në dispozicion lista e çmimeve të referncës ku bashkia është bazuar në përllogaritjen e fondit limit për këtë tender abuziv, nga ana e bashkisë nuk pati asnjë përgjigje dhe pse e kanë detyrim ligjor duke aluduar se janë kapur me ‘presh’ në duar.
Duke hasur në vesh të shurdhër, gazetari Qoshku pritet ti drejtohet këto ditë Strukturës së Posacme Kundër Korrupsionit, ‘SPAK’, duke kallzuar Bashkinë Librazhd, për abuzim në tendera dhe manipulim të çmimeve të mallrave nëpërmjet tenderit. Pritet që fjalën e fundit ta thotë Spaku lidhur me shkeljet dhe provat e pakontestueshme të sigurara nga gazetari Ledion Qoshku për këtë tender.
Foto të lodrave të montuara në parkun e qytetit të Librazhdit.