Prapaskenat e Sanremo 2023! Pagesa e lartë e prezantuesve dhe kauza e bamirësisë së Chiara Ferragnit
Në natën finale të Sanremo 2023 do të transmetohet një video mesazh i Presidentit ukrainas Zelensky.
Radio Televizionit Publik Italian do t'i kushtoi rreth 17.5 milionë euro ky event shifër që pritet të amortizohet nga kontributi i sponsorave dhe i reklamave e që mendohet të kap rreth 45 milionë euro.
Si çdo Festival dhe në këtë edicion nuk mungojnë polemikat mbi pagesën e lartë që do të marrë drejtuesi i tij Amadeus që llogaritet të jetë rreth 600 mijë euro e Gianni Morandi rreth 300 mijë euro.
Bashkëprezantueset do të kenë një pagesë rreth 25 mijë euro për mbrëmje e Chiara Feragni ka deklaruar se gjithçka do të jap në bamirësi duke kontribuar në ndihmën e një shoqate në mbrojtje të grave.
Ndërsa për të ftuarit special,thuhet se pagesa do të jetë nga 50 mijë në 100 mijë euro.
Biletat e Sanremo 2023 kushtojnë minimumi 100 euro e arrijnë deri në 1300 euro në natën finale.
Mbrëmjen e djeshme në natën e parë të Sanremo 2023, të ftuar special ishin grupi i njohur e historik i muzikës italiane, POOH, këngëtarët Mahmood e Blanco, e rapper Salmo, si dhe aktorja Elena Sofia Ricci.
Klea Sula/ syri net