KAFE SHQETO/ Gjokutaj: SPAK u vonua me hetimin e Arben Ahmetajt, i ka dhënë kohë të pastrojë faktet

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka folur për nisjen e procedimit penal për ish-ministrin dhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjokutaj ka theksuar se thirrja dhe marrja në përgjegjësi penale e zinxhirit drejtues ekzekutues e të gjithë kësaj afere duhet të ishte hapi i parë i ndërmarrë nga SPAK, pasi me kaq vonesë, thjesht i ka dhënë kohë Ahmetajt të pastrojë faktet kriminale që e inkriminojnë.

Gjokutaj: Veprimet hetimore kanë pasur kohë për të hetuar edhe Ballkanin, jo më Shqipërinë. Nuk e di se çfarë provash kanë dhe çfarë e çoi SPAK të hetojë tani Arben Ahmetajn, kur për çështjen e inceneratorëve duheshin ndërmarrë dy hapa, e para të bashkoheshin të dyja dosjet në një, pasi ajo krijon një afat procedurial duke e vendosur prokurorinë në hetim intensiv dhe nuk i jep mundësinë të luajë me afatet, dhe hapi i dytë, thirrja dhe marrja në përgjegjësi penale e zinxhirit drejtues ekzekutues e të gjithë kësaj afere.

Mendoni ju se ka mbetur gjë në kompjuterat e Arben Ahmetajt pas gjithë kësaj lufte mediatike dhe përplasjesh politike, ju mendoni se Ahmetaj është kaq naiv sa të lërë e-mailet dhe t'i gjejnë këta? Ja pra kjo është dhënia kohë. Këta bënë kontrollin e Tahirit 8 ditë mbrapa, ke kohë dhe ta lyesh, jo më ta pastrosh nga sendet e krimit.

Këto janë veprime për t'i treguar miletit se ne po hetojmë ka 2 vjet. Fillohet nga zinxhiri drejtues, është filluar mbrapsht ky hetim.