Ora 10: Turqi dhe Siri, shkojnë mbi 9500, viktimat nga tërmeti, më vdekjeprurësi në dekadë

Gaziantep, Turqi – Ekipe të pakta të shpëtimit punuan gjatë natës në Turqi dhe Siri, duke nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet katastrofik. Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën duke shkuar në më shumë se 9,500 dhe duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se numri i të vdekurve të vendit shkoi në 7,108, duke e çuar totalin në 9,638, përfshirë viktimat e raportuara në Sirinë fqinje, shkaktuar nga tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet e shumta.

Numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri kanë shkuar në 1250 dhe  i të plagosurve në 2054, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.  Të paktën 1,280 njerëz kanë vdekur në veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha, me më shumë se 2,600 të plagosur.