Presidenti i Turqisë Erdogan pritet të vizitojë zonat e goditura nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.

Teksa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë me misionin e tyre për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Vizita e tij do të përfshijë qytetin e Kahramanmaraş dhe provincën Hatay pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, sipas zyrës së presidentit turk.

Erdogan më herët shpalli një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provinca.