SYRI TV/ Skandali me 'Aktivistin', Progni: Synohet manipulimi i votuesve
Gati 70 mijë punonjës të administratës shtetërore janë duke u kontrolluar nga Partia Socialiste përmes aplikacionit Aktivisti. Ky denoncim është bërë nga eksperti i IT, Gent Progni, i cili ka thënë se punonjësit janë urdhëruar që të pëlqejnë dhe shpërndajnë aktivitetet e qeverisë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Në rast refuzimi, ata do të shkarkohen
SYRI TV
Aplikacioni ‘Aktivisti’ i Partisë Socialiste po kontrollon të paktën 70 mijë punonjës të administratës shtetërore për qëllime elektorale.
Denoncimi është bërë nga eksperti i IT, Gent Progni në emisionin Task Force në Syri Tv. Ai tregoi se përmes këtij aplikacioni, administrata po detyrohet që të bëjë ‘share’ ose ‘like’ videove të Ramës apo ministrave të tij, duke rritur fiktivisht audiencën pro tij, dhe në rast refuzimi apo aktivizimit të dobët të tyre, do të hiqen nga puna.
Eksperti Progni zbuloi për herë të parë se ku ruhet serveri i këtij aplikacioni elektoral.
Aplikacioni Aktivisti, sipas ekspertit të IT, Gent Progni, ka kushtuar 300 mijë euro dhe ka si qëllim manipulimin e opinionit të zgjedhësve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 14 majit duke e shitur fiktivisht PS si më e pëlqyera nga qytetarët.