SYRI TV/ Berisha, takim me të rinjtë e FRPD: Revolucionin e bën rinia!

Në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare të 11 shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me të Forumin rinor të selisë blu, ku theksoi se të rinjtë janë ata që do të udhëheqin revolucionin për largimin e Ramës. Berisha akuzoi Ramën se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën, ndërsa u shpreh se pavarësisht përpjekjeve të kreut të qeverisë, PD do të hyjë në zgjedhje me flamurin e saj

SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kuadër të përgatitjeve për protestën kombëtare të 11 shkurtit.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se do të jenë rinjtë ata që do të udhëheqin revolucionin për largimin e qeverisë Rama.

Berisha paralajmëroi forma të ndryshme të protestave, të cilat do të çojnë në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Sali Berisha theksoi se Edi Rama nuk duhet të qëndrojë më në zyrë, pasi ka korruptuar ish zyrtarin e FBI-së me qëllim asgjësimin e opozitës.

Lideri demokrat theksoi se pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, Partia Demokratike do të hyje në zgjedhje me flamurin e saj.

Berisha denoncoi edhe praktikat që ndjek mazhoranca socialiste për të blerë vota, me paratë që iu vjedh qytetarëve shqiptarë.