Shkoi në Port për të grabitur 60 kg kokainë, arrestohet 37 - vjeçari shqiptar

Ka grabitës shtëpish, pronash, objektesh, e ka dhe hajdutë trafikabtë droge që hyjnë fshehurazi në port për të vjedhur 60 kg kokainë në një kontajner të ndaluar nga autoritetet doganore e i mbërritur nga Ekuadori. Grabitësi shqiptar i pajisur me radiotransmetuese, armë e mjete të forta është kapur në flagrancë e është vënë në pranga.

Një shtetas shqiptar është arrestuar ndërsa po merrte një sasi droge në një kontajner të mbërritur nga Amerika Latine në portin e Savonës.

Shqiptar 37 vjeç me banim në Milano, kishte mundur të hyj në mënyrë abuzive brenda portit të Savonës dhe është identifikuar ndërsa po tërhiqte nga kontejneri 60 kg kokainë e konfeksionuar në 50 pako.

Kontejneri kishte mbërritur me anijen “Victoria L”, nga Ekuadari e transportonte banane,

Përmes operacionit të analizës së riskut është seleksionuar për t'u kontrulluar nga ekspertët e antidrogës.

Gjatë vëzhgimit të kontejnerit është identifikuar shtetasi shqiptar ndërsa kishte hyrë fshehurazi në brendësi të Portit dhe është kapur ndërsa tentonte të tërhiqte sasinë e drogës.

Gjatë arrestimit i është gjetur në trup një pistoletë e mbushur me 13 fishekë, një radio transmetuese e mjete për të hapur me forcë derën e kontejnerit me drogë.