Video virale/ Qeni leh disa minuta para tëmetit të fuqishëm për të paralajmëruar njerëzit
Pamjet dhe videot nga Turqia pas tërmetit 7.8 Rihter janë tronditëse pasi fiksojnë herë vuajtjet njerëzore dhe herë mrekullinë e jetës, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdojnë operacionet për gjetjen e të bllokuarve dhe nxjerrjen e tyre nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Një nga videot që ka rënë në sy është ajo në të cilën është regjistruar një qen duke ulëritur minuta para tërmetit në Turqi në orët e para të së hënës si për të paralajmëruar njerëzit për të keqen që po vjen.
“Ai u përpoq t'i paralajmëronte ata për rrezikun e ardhshëm përpara se të godiste tërmeti. Këto janë dhuratat e Zotit për njerëzit dhe ne duhet t'i vlerësojmë më shumë”, shkruhet në mbishkrimin e videos që është bërë virale.
@straybeautiful ?PLEASE PRAY FOR THE SAFETY AND WELL BEING OF OUR STRAYS AND OUR PARTNER SAVIORS? #AnimalWelfare #SupportAnimalRescue #HelpAnimals #SaveTheAnimals #AnimalProtection #AnimalLivesMatter #AnimalRights #EndAnimalCruelty #SaveTheAnimals #SupportAnimalRescue #RescuePets #dogsoftiktok #dog #turkeyearthquake #cats #dogsofttiktok ♬ original sound - Stray Beautiful