‘Edi Rama duhet hetuar’/ Manjani: SPAK duhet tu japë disa përgjigje shqiptarëve

Ylli Manjani shprehet se Edi Rama duhet hetuar për lidhjet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Duke folur në ‘A Shoë’ në SYRI TV me Adi Krastën, Manjani është shprehur se SPAK duhet të nisë hetimin ndaj Ramës dhe duhet ti japë përgjigje shqiptarëve, për disa pyetje që i mundojnë,

‘Pse SPAK-u  ynë nuk shkon tek shtëpia e Edi Ramës, si një standard amerikan. E ka për detyrë kushtetuese, ligjore që ti japë përgjigje disa pyetjeve. SPAK është bërë për kryeministrin në detyrë. Ramë dakord për të hyrë tek shpia e kryeministrit. Ky është rasti.

SPAK e ka detyrë tashme të sqarojë opinionin publik çdo gjë të paqartë në lidhje me këtë çështje. Opinionin publik nuk e sqaron dot Edi Rama, sepse është nën akuza, as PS sepse është nën hyqmin e Ramës.

Edi Rama duhet hetuar, me të njëjtat ligje, minimalisht me të njëjtat ligje që është hetuar dhe gjykuar Lulzim Basha, me të njëjtat ligje që i është sekuestruar kompjuteri dhe telefoni Andi Bushatit, me të njëjtin ligj ti sekuestrohet telefoni Edi Ramës.

Opinioni publik ka disa çështje që pret:

1. A e njeh apo jo McGonigalin. Në një aktakuzë zyrtarë është përmendur kryeministri 14 herë.

2. Me çfarë rregullash protokollare e pret kryeministri një drejtor të FBI. Ka rregulla për të hyrë në zyrën e kryeministrit.

Nëse SPAK nuk merret me kryeministrin në detyrë, ministrat, atëherë më çfarë merret ai, sepse për këtë arsye është ndërtuar’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.