", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/07/auto_326952713_892663295117880_5972736037406696820_n1675792701.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

VIDEO/ ‘Më nxirr nga këtu, do të jem shërbëtori yt’, motra mbron vëllanë me trupin e saj nën gërmadha

Turqia dhe Siria kanë përjetuar ndër tërmetet më të fuqishme në historinë e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit ka goditur shtetin turk dhe sirian duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e shumta të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në rajone të ndryshme që janë goditur në shtetin sirian.

Pamjet e një vajze duke mbrojtur me trupin e saj vëllain nën gërmadhat e një ndërtese po qarkullojnë së fundi në rrjetet sociale.

Më nxirr dhe unë do të bëj çfarë të duash, do të jem shërbëtori yt’, dëgjohet duke i thënë fëmija një pjesëtari të kërkim-shpëtimit.

Theksojmë se shumë vende kanë dërguar tashmë ndihma të shumta në të dyja vendet e prekura prej tërmeteve.

Ndryshe, Siria deri më tani ka raportuar 1,450 viktima dhe mijëra të lënduar.