Formacionet zyrtare të sfidës Vllaznia-Kukësi/ Josa i beson Balajt, Hallaçi eksperimenton në sulm

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Kukësit është shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave. Shkodranët duan të kapin ekipet që kanë më lart në renditje për t’u bërë protagonistë në luftën për titull. Ndërkohë, kuksianëve u duhet fitorja për t’u larguar edhe më shumë nga fundi i klasifikimit.

Shkodranët shfaqen përsëri me Balajn si pikë referimi në sulmin e ekipit, ndërkohë, Hallaçi nuk ka Barbosa, por do të provojë sulmin e shpejtë me Bashën dhe Ovusun.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç; Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, H.Marku; Mala, Balaj, A.Hoxhaj.
Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Halimi; Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca; Sh.Taipi, Mbarak, Delimexhaç; Basha, Gj.Taipi, Ovusu
Trajner: Rrahman Hallaçi