Getinjo ka një kërkesë për publikun në lidhje me Vivin, ja për çfarë bëhet fjalë

Getinjo ka kërkuar votën e publikut për ta nxjerrë Vivin  jashtë këtë të premte.

Siç duket, Getin e ka marrë malli për të dashurën e tij dhe kërkon largimin e saj nga shtëpia që ta ketë në krahët e tij. “Mos e votoni. Ma mire le tvjen te un se boll ka nejt aty”,thotë ish banori i “Big Brother VIP Kosova”.

Dyshja, të cilët lidhjen e nisën gjatë aventurës televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duket se kanë goxha ndjenja për njëri-tjetrin.

Getinjo nuk ka ndaluar me surpriza, i ka dërguar Vivien, një arush të madh, një letër dhe rroba gjumi. Surpriza e radhës e Getinjos e ka emocionuar Vivien pafund, madje kjo e fundit ka filluar edhe ta puth arushin e dërguar nga rep artisti.