Tërmet në Turqi: Erdogan shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 10 provinca, ja sa do të zgjas

Një gjendje e jashtëzakonshme tre mujore është shpallur mesditën e së martës nga Tayyip Erdogan për 10 rajonet e Turqisë të prekura nga tërmetet shkatërruese të së hënës, ku jetojnë më shumë se 13.5 milionë njerëz. 

Presidenti turk shtoi gjithashtu se numri i të vdekurëve është 3549, ndërsa përpjekjet e ekipeve të shpëtimit vazhdojnë të pandërprera.

“Fatkeqësisht, numri i të vdekurve dhe të lënduarve është në rritje. Tani për tani kemi 3,549 të vdekur dhe 22,168 të plagosur”, tha Erdogan.

“Ngushëllimi ynë është që më shumë se 8 mijë qytetarë tanë u shpëtuan. Mësimi është pezulluar deri më 13 shkurt në shkollat ​​në të gjithë vendin dhe deri më 20 shkurt në shkollat ​​në zonat e fatkeqësisë”, shtoi presidenti turk.