'Jemi shkatërruar, na shpëtoni', provinca turke ku nuk janë dërguar ekipe shpëtimi
" Dëgjohen tinguj por askush nuk del ", thotë Deniz, duke mbajtur kokën në duar dhe duke u ankuar për mungesën e përpjekjeve për të shpëtuar çdo të bllokuar në rrënojat e ndërtesave që u shembën pas tërmetit në Turqi dhe Siri që vrau mijëra njerëz.
Thirrjet e dëshpëruara për ndihmë mund të dëgjohen përmes rrënojave të ndërtesave në provincën bregdetare mesdhetare të Hatay, ku viktimat e tërmetit po përpiqen të ngrohen në fshat duke ndezur zjarre.
Hatay, i cili kufizohet me Sirinë në veriperëndim, është provinca më e goditur e Turqisë me të paktën 872 të vdekur.
Banorët e saj ankohen për reagimin joadekuat të urgjencës, ndërsa vetë shpëtimtarët pohojnë se ka qenë shumë e vështirë sigurimi i pajisjeve.
Denisi shpërthen në lot ndërsa tregon një ndërtesë të shembur në të cilën prindërit e tij janë bllokuar ndërsa presin ekuipazhet e shpëtimit.
“Jemi të shkatërruar, jemi të shkatërruar. Oh Zoti im! Ata qajnë për ndihmë. Ata thonë 'na shpëto', por ne nuk mund t'i shpëtojmë. Si mund t'i shpëtojmë? Askush nuk ka ardhur që në mëngjes ”, thotë Deniz.
More survivors .. More miracles.
— Preet Jumman Maheshwary ✪ (@PreetJummanPPP) February 7, 2023
Ya Allah Reham Farmaa ?#Turkey #earthquake pic.twitter.com/psgD9TPu1P
Ekipet e shpëtimit po luftojnë për të përballuar shkallën e shkatërrimit në Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore me numrin total të të vdekurve që i kalon 5,000 këtë mëngjes.
AFAD, agjencia turke e fatkeqësive, ka njoftuar se 13,740 ekipe shpëtimi janë vendosur në zonën e goditur nga tërmeti , por shkalla e dëmit është e madhe pasi rreth 6,000 ndërtesa janë shembur në Turqinë jugore.
Vetëm në Hataj janë shkatërruar më shumë se 1200 ndërtesa, njoftoi ministri i Shëndetësisë Faretin Koca.
Ekipet e shpëtimit në provincë ankohen për mungesë pajisjesh, ndërsa viktimat e tërmetit ndalojnë makinat në rrugë dhe kërkojnë mjete për të hequr vetë rrënojat.
Qeveria shpalli një "gadishmëri të nivelit 4" pas tërmetit duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare, por nuk deklaroi gjendjen më të lartë të alarmit që do të çonte në një mobilizim masiv të ushtrisë.
Në kryeqytetin e Hatay, Antakya, ku ndërtesat 10-katëshe u shembën plotësisht, reporterët e Reuters panë përpjekjet e shpëtimit duke u zhvilluar në një nga dhjetëra grumbujt e mbeturinave.
“Nuk ka shpëtimtarë apo ushtarë. Asnje. Është një zonë e lënë pas dore”, thotë një burrë që udhëtoi për në Hatay nga Ankaraja dhe arriti të nxjerrë i vetëm një grua nga rrënojat e një ndërtese.
“Kjo është një jetë njerëzore. Çfarë mund të bëni kur dëgjoni tingujt e jetës?' pyet i njëjti burrë që refuzon të përmendet emri ndërsa gruaja që ai shpëtoi është në një makinë duke marrë ndihmën e parë.
Sipas Ministrisë së Brendshme turke, provinca Hatay është shtëpia e më shumë se 400,000 sirianë, kryesisht refugjatë nga lufta civile 12-vjeçare e vendit të tyre.
The moment a second 7.7 magnitude earthquake hits Turkey caught on live broadcast.#earthquake #earthquakeinturkey #HelpTurkey #PrayForTurkey #TurkeyEarthquake #TurkeyQuake #Turkiye #turkiyeearthquake #earthquakes #earthquaketurkey #Turquia #news #newsupdate #newsalert pic.twitter.com/PbM0zfD3Cs
— That Guy Shane (@ProfanityNewz) February 7, 2023