", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/07/auto_D1675770133.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Nëna lind fëmijën nën rrënojat e tërmetit: Ajo ndërron jetë tragjikisht, bebja mbijeton

Këto janë momentet dramatike kur një foshnje shpëtohet nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri- vetëm pak minuta pasi kishte ardhur në jetë nga nëna e saj.

Sipas Daily Mail, pamjet tregojnë beben e mrekullisë në krahët e një personi në Jenderes, një rajon në verilindje të vendit i goditur rëndë nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 7.8 ballë.

Por ndërsa vogëlushja arriti të mbijetojë, nëna e saj mendohet se vdiq tragjikisht pas lindjes.

Mediat lokale raportojnë se nënës shtatzënë, e zhvendosur nga rajoni lindor sirian i Deir Ezzor- i nisën dhimbjet e lindjes gjatë tërmetit që ka vrarë më shumë se 5 mijë persona deri më tani.

Video tregon momentin kur një ekip shpëtimi arrin të nxjerrë beben e porsalindur nga ndërtesa e shkatërruar.

Ndërkohë turma është dëshmitare se si para syve të tyre po zhvillohej një tragjedi dhe një mrekulli njëkohësisht.

Ndërsa autoritetet po kujdesen për beben, e gjithë familja e saj është zhdukur nga tërmeti.

View this post on Instagram

A post shared by SYRI (@syri.tv)