Theu rregullat e 'BBVK', kush ishte banori që hoqi dorë nga çmimi i madh
Në “Big Brother VIP Kosova”, Vëllai i Madh i dënoi të gjithë banorët duke i dërguar në nominim për shkak se kishin thyer rregullat e shtëpisë.
Banorët më pak të preferuar ishin Atdheu, Dafina dhe Vivien ku më pas për ta u hap dhe një televotim për konkurrentin i cili duhej të eleminohej nga gara.
Publiku vendosi që banori i cili duhej të hiqte dore nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh ishte Atdhe Xharavina, qëndrimi i të cilit ishte shumë i shkurtër.
Kujtojmë se ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe Juliana Nara nisën të kishin një pëlqim për njëri-tjetrin, ku shumë shpejt erdhi dhe puthja e tyre.
Mirëpo kjo romancë sa shpejt nisi aq dhe përfundoi. Gjatë “Prime”-t të kaluar Atdheu vendosi t’i jepte fund njohjes së tij me banoren e cila nuk e priti aspak mirë këtë veprim të tij.