Hajdari: Të hapet një hetim edhe nga prokuroret e SPAK për Ramën
Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar qytetarët në protestë ditën e mërkurë në orën 10:00, para Parlamentit.
Opozita ka dorëzuar 13 pyetje në Parlament për Edi Ramën i cili duhet të shpjegojë para shqiptarëve skandalin me McGonigal.
Gjatë takimit me forumin e gruas së PD, Berisha tha protesta e ditës së mërkurë do t'i paraprijë asaj të datës 11 shkurt, e cilësuar si protestë kombëtare e cila do të çelë siparin e një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës.
E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ditën e sotme, ishte Rudina Hajdari e cila theksoi ndër të tjera se kjo protestë i referohet më shumë skandalit të fundit me McGonigal.
Hajdari u shpreh gjithashtu se hetimi i Ramës duhet të bëhet edhe ne bashkëpunim me prokurorët e SPAK.
“Besoj se protesta ka ardhur si pasoje e krizes dhe mungesës së shërbimeve. Por ajo çfarë konsiston te kjo protestë më së shumti se te të tjerat është skandali i McGonigal i cili ka treguar skenarin e frikshëm te Edi Ramës i cili mes kësaj ka shantazhuar dhe manipuluar opoziutën duke e përçarë duke e çuar drejt rrënojave.
Dhe kjo ka ndodhur nëpërmjet mënyrës se si ai e ka inskenuar të gjithë këtë, këtë marrëdhënie me agjentin e FBI duke gjetur informacione ose duke e kapur ish kryetarin e opizitës për ta shantazhuar dhe për ta bërë që ai të marrë vendimet që në fakt dëmtuan opozitën më vonë.
Mendoj se drejtësia amerikane nuk ka probleme siç ka drejtësia shqiptare dhe besoj se do ti shkoje deri në fund, ajo që më duket më e rendë akoma është se këta dy në fund të fundit janë dy individë privatë, ndërsa kryeministri shqiptar ka punuar kundër interesit shqiptar, kundër interesit publik, kundër demokracisë.
Kemi një kryeministër që ka abuzuar me postin e tij dhe duhet që jo vetëm drjetësia amerikane ta hetojë por edhe prokurorët e SPAK-ut të bashkëpunojnë me prokurorët amerikanë dhe të hapet një hetim edhe këtu përsa i përket shpërdorimit të detyrës që ai ka bërë” u shpreh Hajdari.