Berisha: Damian Gjiknuri është përfaqësuesi më i madh i interesave ruse në Shqipëri
I ftuar në Çim Peka Live, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin se është zëdhënësi dhe përfaqësuesi më i madh i interesave ruse në Shqipëri.
'Tre parcela toke i’u dhanë rusëve nga Damian Gjiknuri duke përjashtuar kompani të tjera të cilat plotësonin çdo kusht për tu shpallur fituese', theksoi Berisha.
Sipas kreut të PD, kjo është edhe një nga arsyet se përse Gjiknuri është shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama.
Berisha: Tre parcela toke i’u dhanë rusëve nga Damian Gjiknuri duke përjashtuar kompani të tjera të cilat plotësonin çdo kusht për tu shpallur fituese. Gjiknuri është zëdhënësi i interesave ruse në ekonominë shqiptare. Prandaj e ka Rama edhe afër atë. Gjiknuri si shoqërues i McGonigal në të gjitha takimet në Shqipëri, në fakt nuk është larg rusëve McGonigal. Varianti më pozitiv është se mund të jetë korruptuar prej tyre, varianti tjetër është se mund të jetë bashkëpunëtor i tyre. Në këtë kontekst, Deripaska pas sanksioneve deri në vitin 2022 është ka marë para është paguar nga buxheti i shtetit.