", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/07/auto_asdcnv1675762592.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Kosova pranon propozimin e BE/ Meta: Përshëndes lidershipin e Albin Kurtit!

Ish-Presidenti Ilir Meta, tashmë kryetar i partisë së Lirisë, e ka vlerësuar dhe përshëndetur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, që pranuan propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë fqinjë.

Ilir Meta shkroi në Twitter sot:

“Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për hapat pozitivë drejt njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit Albin Kurti, që kontribuon për paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit,” thekson në përfundim ai.

Meta ka publikuar përkrah mesazhit të tij, edhe pohimin e kryeministrit Albin Kurti për propozimin evropian, të postuar në Twitter, në të cilin Kurti thotë: “Bashkëbisedim i mirë me Të Dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.