Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve nga tërmeti kalon mbi 4800
Shifrat e fundit nga BBC thonë se në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të tërmeteve ka shkuar në 3,381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë.
Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tha se 20,426 të tjerë janë plagosur dhe 5,775 ndërtesa janë shembur.
Numri i ri e çon numrin e kombinuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4,890. Ky numër ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.
Krijohet ‘urë ajrore’, dorëzohet 300,000 batanijenë- Turqi
Në përditësimin e saj të fundit, agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave AFAD thotë se 2,660 vetë, personel nga 65 vende janë dërguar për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Së bashku me shpëtimtarët turq, 13,740 persona janë caktuar tashmë për të punuar në zonën e fatkeqësisë. Ata përdorin 629 vinça dhe 360 automjete.
AFAD thotë gjithashtu se një urë ajrore është krijuar dhe 146 fluturime ndihme janë bërë tashmë. Janë dorëzuar gjithsej 300,000 batanije dhe 41,504 tenda familjare, së bashku me ngrohje dhe komplete kuzhine.