Momenti i sikletshëm i JLO dhe Ben Afleck kapet nga kamerat
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck , çifti më i dashur i Hollivudit , bënë edhe një herë botën të flasë për ta.
Çifti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe kamerat ishin pranë tyre dhe fiksuan një moment të vështirë, i cili nuk kaloi pa u vënë re.
Tensioni mes tyre filloi kur Affleck u përkul dhe i pëshpëriti diçka në vesh Jlo.
Më pas ajo duket e mërzitur dhe i drejtohet me një ton të ashpër.
Më konkretisht, Lopez “urdhëroi” bashkëshortin e saj që të bënte më shumë përpjekje gjatë ndarjes së çmimeve Grammy.
Në fakt, ajo u shfaq duke e sulmuar dhe kërkuar që ai të pretendonte se po argëtohej.
Lopez dhe Affleck, të cilët shpesh duken të shtrënguar kur shfaqen në publik, janë parë në një moment të nxehtë gjatë ceremonisë, pikërisht teksa prezantuesi Trevor Noah është ulur pranë tyre.
"Ndalo", i thotë Lopez. “Bëhu më miqësor. Trego më shumë "i gjallë".
Affleck përgjigjet: "Ndoshta do ta bëj".
Lopez përpiqet të relaksohet ndërsa Affleck, me fytyrë të kuqe, e sfidon atë.
Ajo nuk përgjigjet, gjë që duket se e acaron edhe më shumë.
Shprehjet e fytyrave të tyre “ngrijnë” teksa kuptojnë se biseda e tyre është kapur nga kamera.
Lopez u përpoq të shijonte momentin, megjithëse burri i saj kishte një shprehje boshe gjatë gjithë mbrëmjes.
Ka mjaftuar një zmadhim i regjisorit për të kapur fytyrën e aktorit, i cili nuk është dukur shumë i lumtur për pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Klipi ka bërë xhiron e internetit me përdoruesit që komentojnë, “sa i mërzitur duhet të ketë qenë ai”.