ChatGPT ngre shqetësime, BE shton thirrjet për rregulla më të ashpra ndaj inteligjencës artificiale

Një zyrtar i BE-së ka thënë se aktet e propozuara që rregullojnë inteligjencën artificiale (AI) do të trajtojnë shqetësimet mbi rreziqet e produkteve si ChatGPT.
Thierry Breton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, i tha Reuters se rritja e papritur e popullaritetit të aplikacioneve si ChatGPT dhe rreziqet e lidhura me to nënvizojnë nevojën urgjente për vendosjen e rregullave.

"Siç tregohet nga ChatGPT, zgjidhjet e inteligjencës artificiale mund të ofrojnë mundësi të mëdha për bizneset dhe qytetarët, por gjithashtu mund të paraqesin rreziqe. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një kuadër rregullator solid për të siguruar një inteligjencë artificiale të besueshme bazuar në të dhëna me cilësi të lartë," i tha ai Reuters në komentet me shkrim. 

Ato ishin komentet e para zyrtare mbi ChatGPT nga një zyrtar i lartë i BE-së. Breton dhe kolegët e tij në Komision aktualisht po punojnë me Këshillin Evropian dhe Parlamentin për atë se cili do të jetë kuadri i parë ligjor për inteligjencën artificiale.

I lëshuar pak më shumë se dy muaj më parë, ChatGPT ka sjellë një shpërthim interesi për inteligjencën artificiale dhe përdorimin e tij.