Tërmeti i fuqishëm/ Mijëra vullnetarë dynden drejt aeroportit të Stambollit
Pas tërmeteve në Kahramanmaraş , ekipet e kërkim-shpëtimit nga qytete të ndryshme, veçanërisht nga Stambolli, si dhe vullnetarë të ndihmës AFAD u zhvendosën në zonën e tërmetit.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya njoftoi se 6 mijë e 718 personel dhe vullnetarë të AFAD-it janë dërguar në rajon me 41 avionë nga Stambolli.
Në të njëjtën kohë, mijëra vullnetarë presin në aeroportin e Stambollit, për të shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.
Vullnetarët krijuan radhë të gjata dhe herë pas here, ekipet në aeroport ndërhynin për të mbajtur rregullin.
Prioritet iu dha ekipeve profesionale dhe personelit shëndetësor.
Nga ana tjetër, ekipi i kërkim-shpëtimit prej 50 personash, mes të cilëve edhe ushtarë, të ardhur në aeroportin e Stambollit nga Shqipëria, u transferua në Adana me avion THY, shkruan media turke Haberler.