Çorovodë, shpërthen zjarri në një apartament, humb jetën një 60-vjeçar
Një burrë 60-vjeçar, Ikmet Shkëmbi, në qytetin e Çorovodës, ka humbur jetën pas zjarrit që ra në apartament e tij gjatë natës. Shkëmbi banonte në lagjen "Çlirim" të qytetit dhe ndërroi jetë prej asfiksisë. Policia tha se një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
60-vjeçari jetonte vetëm dhe ka një djalë që jeton jashtë vendit. Zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, i provokuar nga një ngrohëse e lënë në prizë. Viktima njihej në qytet si një njeri i alkolizuar prej vitesh dhe çdo mbrëmje shkonte i pirë në banesë. Kjo mendohet të ketë qënë edhe arsyeja e harresës së ngohëses në prizë.
Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Skraparit, "në orën 23.04 minuta, komisariati i Policisë mori sinjal per zjarr ne pallat ne familjen e shtetasit Ikmet Shkembi. Menjehere u nis grupi sherbimit me nje mjet zjarrfikes dhe ne oren 23.08 minuta mberriten ne vend ngjarje.
Fillimisht u veprua me anen e fikseve te zjarrit.Por zjarri kishte marre permasa ndikuar dhe nga orendi te vjetra dhe dysheke pambuku dhe sfungjere qe ndodheshin ne kuzhine.
Me ndihmen e kerkuar nga grupi sherbimit ne oren 23.17 minuta gjithe efektivi me 4 mjetet zjarrfikse vajten ne ndihme te tyre.
Menjehere u be evakuimi shtetasve qe ishin bllokuar ne kat te dyte dhe te trete.
Pasi u be fikja e zjarrit u kontrollua komplet hyrja dhe ne kuzhine u gjet trupi i pajete i shtetasit Ikmet Shkembi i cili banonte i vetem.Se bashku me persona te afert te familjarit u be nxjerrja e te ndjerit dhe transportimi i tij per ne morgun e qytetit."