Metz fiton, Skuka e nis nga stoli dhe luan 9 minuta

Skuadra e sulmuesit shqiptar, Xhuliano Skuka, Metz ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt si Amiens 0-2 në javën e 22-të të Ligue 2.

Suksesi i ndërtuar dhe vulosur në pjesën e dytë, ndërsa Skuka e ndoqi sfidën nga stoli deri në minutën e 84-të kur mori vendin e Joseph.

Pak sekonda i mjaftuan, pasi sulmuesi ishte protagonist në ndërtimin e një kundërsulmi në minutën e  87-të, por Sabaly gjeti shtyllën.

Me këtë sukses Metz shkon në koutën e 36 pikëve, tri më pak se vendi i dytë dhe shoreson te rikthimi në elitë.