Fëmijët e shkollës Ali Demi ngrinë nga i ftohti polar, drejtoresha refuzon të ndezë kaldajat
Shkolla 9-vjeçare Ali Demi në kryeqytet po torturon nxënësit në këto ditë polare me temperatura disa gradë nën zero që po kalon vendi ynë.
Sipas burimeve të Syri.Net kaldajat ndizen vetëm një orë paradite, ndërsa nxënësit e fillores që bëjnë turnin e pasdites vuajnë nga të ftohtit, sepse drejtoresha nuk lejon ndezjen e tyre.
Nga denoncimt mësohet se pas ankimit të mësuesve te titullari i institucionit, ajo i është përgjigjur që nxënësit duhet të vishen trashë, ndërsa kaldajat nuk do të ndizen sepse po kursejmë energji.
Drejtoresha duhet ti thërrasë mendjes, pasi nxehtësinë e paguajnë shqiptarët me taksat e tyre dhe nuk po e merr të banesa e vet apo e mikut që i ka dhënë postin.