Bilanc tragjik nga tërmeti në Turqi/ Gazetari shqiptar: Numri i personave të vdekur shkon deri në...

Numri i personave që ka humbur jetën nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë i ka kaluar mbi 1541 të vdekur, mbi 9733 gjenden në spital dhe 3470 ndërtesa janë shembur.

Ndërkohë, lagje të tëra janë shkretuar dhe shumë njerëz kanë humbur jetën në gjumë, pasi tërmeti goditi në orët e para të mëngjesit.

Në një lidhje direkte me “Syri Tv”, në emisionin “Task Forcë”, gazetari shqiptar, Sokol Brahaj është shprehur se ky tërmet është katastrofa më e madhe që ka ndodhur në Turqi dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionin për të shpëtuar qytetarët e mbetur nën rrënoja.

Kjo është katastrofa më e madhe që ka ndodhur në Turqi. Tërmeti i parë,  dhe i dyti pas shtatë orësh dha tronditje të mëdha, populli është në panik dhe askush nuk futet në shtëpi. I gjithë shteti turk është në këmbë për ti ardhur në ndihmë popullit.

Mundësia për të shpëtuar është e madhe, ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Të gjithë kanë dalë jashtë shtëpive, makinat nuk janë të parkuara, por kanë dalë në rrugë nga paniku i krijuar. Ambulancat janë gjithandej. Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Paniku qëndron dhe ka frikë tek qytetarët”, tha Brahaj.