Gjokutaj: Rama të detyrohet me ligj që të flasë para Prokurorisë për skandalin 'McGonigal'

Avokati Genc Gjokutaj kritikon institucionet e drejtësë për mosveprim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin McGonigal. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Gjokutaj tha se drejtësia duhet të gjejë mekanizmin detyrues ligjor që ta bëjnë Ramën të flasë. 

Sipas tij, ngritja e komisionit hetimor parlamentar duhet të ishte hapi i parë për të hetuar veprimtarinë e kryeministrit me ish-zyrtarin e FBI. 

"Me kalimin e kohës të tjera fakte do të bëhen prezente. Pjesa që nuk funksionon, pjesa mospranuese është pjesa shqiptare, fillimisht kryeministri u fsheh, pastaj zgjodhi një taktikë të zgjuar, zgjodhi enturazhin nëpër media. Media që janë të kapura nga ai. Kjo politikë dhe ky sistem drejtësie duhet të gjejnë instrumentin që këtë kryeministër ta vënë të flasë në lidhje me këtë çështje në një format detyrues ligjor. Rama e zhbën fare si çështje, nuk ka çështje thotë, është mesazh për institucionet tona. Kjo duhet të fillojë nga Kuvendi me komision hetimor, ku personi të flasë nën betim, se në media të rrotullon si të duash. Kur të shkojë në një organ si Prokuroria komisioni parlamentar, pasi të ketë dhënë një deklaratë nën betim, të përgjigjet nesër, atëherë do të shohim se cila është tabloja reale e situatës në lidhje me kryeministrin. Qëndrimi që mban kryeministri është tejet fyes, mediat perëndimore janë duke zier. Duhet zgjidhur urgjentisht. U tha dhe u la pjesa e SPAK. Po zhvendoset vëmendja te çështje të tjera dytësore. Prokuroria fillon edhe me një kronikë në Tv, një procedim penal për t'i dhënë rrugë kryerjes së veprimeve procedurale nga ana e saj, për të siguruar dosjen, për të parë se ça ka ndodhur. Kjo dosje ka mbërritur në gjykatë dhe nuk e dimë nëse është pyetur apo jo kryeministri nga autoritetet amerikane", u shpreh Gjokutaj