Bled Marku: Bashkia po gënjen, duhet një zgjidhje e drejtë për banesat në Unazën e Madhe

Për të diskutuar për projektin e Unazës së Madhe në Tiranë dhe prishjen e banesave nga IKMT i ftuar në Edicionin e Pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv ishte gazetari, Bled Marku.

Marku si një banorë i zonës ka bërë me dije se bashkia dhe qeveria po gënjejnë banorët me banesa sociale që në fund nuk i përkasin atyre po bashkisë dhe në rastin më të parë mundet ti nxjerrin jashtë.

Ai ka kërkuar që të jepet një zgjidhje e drejtë e të gjithë banesave që ishin në proces legalizimi dhe mos të lihen mes rrugës nga shteti.

"Unaza e madhe është një projekt që prek rreth 760 banesa në total me lote të ndryshme që fillojnë nga sheshi Shqiponja, Lumi Tiranës, Paskuqn Babru dhe përfundon te kodra e priftin dhe në Shkozë.

Problematika qëndron në faktin se aty janë dy lloje banesash ku një pjesë prej tyre janë me dokumentacion ose pa dokumentacion.

At që po shemben janë banesat që janë më dokumentacion dhe u janë premtuar se do tu jepen ose i kanë marrë paratë dhe dëmshpërblimin.

Ajo që është pa trajtuar janë banesat që ndodhen ë zonën e prekur nga rruga por nuk kanë një dokumentacion, ata nuk janë trajtuar që janë dhe pjesa më e madhe ku në mënyrë të qëllim agjencia shtetërore kadastrës ka bërë skualifikim e 60% duke i lënë zvarrë për arsye të ndryshme në procesin e legalizimit.

Në qoftëse edhe ata persona marrin zgjidhje si këto që kanë marrë shpërblim projekti nuk pengohet dhe do të vijojë në rregull.

At deri tani kanë marrë nga bashkia një premtim që është e turpshme pasi ne kemi dhe një VKM të firmosur nga Ahmetaj, shefa e tij është në burg për shkak të parave me kuti që vini te shtëpia e saj, është VKM e datës 15 qershor 2022 është tabela që trajton banorët që do tu prishen shtëpitë.

Ata familje që kanë mbi 4 anëtar do të marrin banesën sociale me 60-70 metra katror që nuk është e tyrja në fund. Ata me 4-7 anëtarë 70-90 metra dhe me më shumë se 7 anëtarë do ti shtohen çdo 10 metra për anëtar.

Demagogjia që po përdoret nga bashkia duke thënë se do ju bëjmë kompesim me ambiente firmato për ti mbushur mendjen personave që mund të mashtrohen lehtë që në fund të thonë se ne po i trajtojmë të gjithë banorët e zonës."