City akuzohet se ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar, ja çfarë rrezikon klubi

 

Manchester City është në qendër të një skandali në Angli. Premier League ka njoftuar se ka hapur një hetim për klubin sepse ka shkelur disa herë rregullat që lidhen me “Fair Play” Financiar.

Më saktë, pas 4 vitesh kontrolle, City akuzohet se ka shkelur mbi 100 herë normat ekonomike-financiare në kampionatin anglez në sezonet 2009-2010 deri në 2017/2018.

Sipas autoriteteve britanike klubi rrezikon sanksione të rënda, mes të cilëve edhe një penalizim pikësh në renditjen aktuale (flitet për rreth 20 pikë).

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe klubi që ka theksuar se “është i habitur nga ky vendim, por do të paraqesë prova të pakundërshtueshme që do të mbyllin këtë çështje njëherë e përgjithmonë”.