Allegri mendon për mbijetesën: Ndaj Salernitanës një sfidë direkte
Pas fitores përballë Lazios në Kupën e Italisë, Juventusi udhëton drejt Salernos në kërkim të konfirmimeve dhe pikëve me peshë për tu ngjitur në tabelën e klasifikimit të Serie A.
“Nëse sheh renditjen, sfida kundër Salernitanës është një përballje direkte. Do të jetë një ndeshje e komplikuar në një ambient të vështirë dhe do të jetë e rëndësishme që të kemi qëndrimin dhe sjelljen e duhur. Ne duhet të arrijmë sa më shpejt 40 pikë, aq sa mjaftojnë për të siguruar mbijetesën.
Më vjen për të qeshur, por e tillë është situata. Objektivi i parë është që të kapin atë që qëndron para nesh në renditje. Bonucci, Pogba dhe Paredes nuk janë të gatshëm për këtë takim”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes kundër Salernitanës