Kandidati i Kamzës, Arjan Hoxha: Rrugë elektorale në Laknas, zhduken trotuarët

Kandidati i Partisë Demokratike në Kamzë, Arjan Hoxha ka denoncuar ndërtimin e rrugës pa asnjë kriter në Laknas nga bashkia.

Hoxha nëpërmjet një video ka deklaruar se rruga po ndërtohet jashtë standardeve dhe mungojnë shërbimet më themelore, pasi nuk ka trotuar për këmbësorët e kjo mund të jetë burim aksidentesh.

Sipas tij kryetari i emëruar, Rakip Suli do të japë llogari për të gjitha investimet në shkelje flagrante me ligji e prokurimeve publike.

Postimi i Hoxhës:

Sot në Laknas u vërtetuan të gjitha akuzat që unë kam kohë që i ngre me shqetësim.

Tenderime dhe ndërtime rrugësh jashtë standardit më minimal, trotuarët janë eliminuar duke rritur dhe rrezikun potencial të aksidenteve të këmbësorëve.

Është kjo arseja më themelore se përse unë kam vendosur që ti drejtohem kryetari të emëruar të bashkisë si ‘Rakip Leku’, pasi për të nuk ka më të rëndësishme sesa vjedhja dhe mbushja e xhepave të tyre.

Dje i dhashë fjalën se me abuzimet që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, me mua vetëm në gjykatë do të takohet.