Evren Kaja nga Turqia: U tronditëm, një shtëpi e shqiptarëve është rrafshuar në tokë
I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferkon në lidhje me skype ishte Evren Kaja, kryetar i shoqatës shqiptare në Adana.
Kaja është shprehur se situata ishte dramatike pasi lëkundjet ishin shumë të forta edhe jemi të traumatizuar. Shqiptarët sipas tij janë bërë bashkë dhe po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe personat e tjerë që janë të prekur nga ky termet.
"Situata është shumë e vështirë, në orët e para të mëngjesit u ndjejnë lëkundjet e para të tërmetit ku goditja e dytë ishte shumë e fortë dhe zgjati.
Populli i tmerruar doli në rrugë dhe po përpiqeshin të largoheshin nga pallatet që i rrethonin, ato filluan të largoheshin dhe nga qyteti, shumë banesa janë dëmtuar dhe rrëzuar në Adana.
Tani në këto kushte ku jemi kemi vetëm një shtëpi të një shqiptari që është rrëzuar por pa dëme në njerëz, pas tërmetit është larguar nga zona dhe ka shkuar të strehohet në një zonë më të sigurt.
Me shqiptarët kam biseduar me të cilët që i njoh dhe janë mirë nga ana shëndetësore, banorët që popullohen nga shumicë shqiptare po qëndrojnë të bashkuar në këtë situatë shumë të vështirë që po kalojmë.
Nga tërmeti që na ka dëmtuar shumë shqiptarë po ndihmojnë të gjithë të gjithë njerëzit që janë në vështirësi, me ushqime, batanije, çadra dhe të gjitha gjërat e nevojshme që atyre ju nevojiten."
/Eraldo Stafuka-Syri.Net/