Kreu i Vatras në Turqi, Zukali: Vendi është në panik, nuk kemi rrugë të kalojmë pasi janë të shembura
I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me, Armela Ferkon ishte me skype Bora Zukali, kreu i shoqatës Vatra në Turqi.
Zukali ka dhënë informacione për situatën e vështirë që po kalon Turqia në këto çaste dramatike nga tërmeti apokaliptik.
"Populli është në panik pasi nuk ka mundësi që të transportohen të gjitha ndihmat e nevojshme nga dëmtimi i madh i rrugëve që ka pësuar rajoni.
Tani bilanci 1500 persona të vdekur nga tërmeti, pritet që të thellohet ndërsa kemi rreth 2900 pallate të rrëzuar komplet ku banonin shumë familje me një numër të madh banorësh.
Kam frikë se do të 5-fishohet numri i viktimave, pasoi banorët që kanë qenë në këtë orë të natës ku të gjithë njerëzit ishin brenda dhe nuk kanë pasur mundësi të largoheshin.
Ne në Turqi po koordinohemi me autoritetet shtetërore dhe Gjysmë Hënë e Kuqe që të ndihmojmë mbi shpërndarjen e ndihmave pasi është shumë e vështirë nga rrugët e shkatërruar totalisht."
/Eraldo Stafuka-Syri.Net/