FOTO/ Përfshihen nga flakët kontejnerët në portin turk pasi u përmbysën nga tërmeti i fuqishëm

Kontejnerët në zonën e portit në rrethin Iskenderun u përmbysën gjatë tërmeteve që ranë në Kahramanmaraş dhe prekën 10 provinca.

Nga pamjet e publikuara në media dallohet një zjarr i cili ka rënë në kontejnerë për një arsye të paqartë.

Mësohet se ekipet janë drejtuar në zonë për të shuar zjarrin me njoftim.