Afera Rama-McGonigal/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të PD-së që kërkuan kryeministrin në seancë

Grupi Parlamentar i PS duket se nuk do të ndalet në mbrojtjen skandaloze ndaj Edi Ramës, i kapur në aferën me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, ku është provuar se ka marrë 225 mijë dollarë nga një kontakt i kryeministrit shqiptar.

Në seacën e fundit deputetët demokratë kërkuan interpelancë me kryeministrin Rama në lidhje me aferën McGonigal, i cili nuk denjoi të shkonte në parlament dhe delegoi ministren Elisa Spiropali.

Kjo gjë nuk u pranuar nga deputetët demokratë dhe për pasojë bllokuan foltoren duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë.

Por sot 7 deputetë të PS i kanë kërkuar kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës që të përjashtojë 7 deputetët e PD-së, Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ina Zhupën, Tritan Shehun, Ervin Salianjin, dhe Bledion Nallbatin.

Kujtojmë se deputeti Gazment Bardhi u përjashtua nga Lindita Nikolla në seancën e fundit.