Superliga/ Tirana mposht Egnatian dhe ‘blindon’ kreun
Tirana e ka lënë pas atë disfatë me Kukësin javën e kaluar dhe është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në transfertë Egnatian me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.
Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët gjetën golin me Përgjonin që në sekondat e para.
Gjithsesi reagimi i rrogozhinasve nuk zgjati, pasi në minutën e 10-të ishte Daumena që barazoi shifrat përkohësisht.
Në minutën e 66-të, Hasani arriti të realizonte në gol një penallti për të kaluar sërish bardheblutë në avantazh.
Reagimet nga rrogozhinasit nuk munguan, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm në të shumtën e rasteve duke mos pësuar më gol.
Në minutat shtesë, Bekaj u desh të linte bardheblutë me 10 lojtarë pas një dëmtimi dhe në portë u fut Përgjoni, i cili u bë protagonist me një pritje deçizive.
Kështu, Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në renditje me 37 pikë, ndërsa për Egnatian është ndeshja e pestë radhazi pa fitore në Superiore, duke qëndruar në vendin e 5-të me 27 pikë.