FOTO/ Në kërkim të të mbijetuarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri - Mbi 1300 të vdekur

Më shumë se 1.300 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur pas tërmetit prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që goditi Turqinë dhe Sirinë. Nga lëkundjet e mëdha të tokës, shumë ndërtesa janë shkatërruar, duke bllokuar nën rrënoja banorët. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

REL ka publikuar disa pamje nga kërkimet që po bëhen.