Shtatzënë për herë të dytë, Jonida Vokshi në pritje të një djali?

Në “Prime”-n e së premtes në “BBVKS”, moderatorja Jonida Vokshi i surprizoi të gjithë me lajmin se është në pritje të ëmbël.

Prezantuesja e cila pritet të bëhet nënë për herë të dytë u shpreh se ndihej shumë e lumtur që po e përjeton këtë rrugëtim së bashku me të voglin e saj por pa e zbuluar gjininë.

Mirëpo së fundmi burimet pranë “Prive” kanë zbuluar se Jonida është në pritje të një djali.

Kujtojmë se moderatorja është dhe nënë e një vajze të cilën e quajnë Emi. Jonida e ka shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë:

 “Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën çfarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”.