SYRI TV/ Tërmeti tragjik në Turqi, flasin dëshmitarët. Bruno Dodi: Isha në katin e 12-të të hotelit
Në zonën ku ndodhi tërmeti në Turqi, ka pasur edhe shtetas shqiptarë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.
SYRI TV kontaktoi me Bruno Dodin, një menaxher futbolli, i cili ndodhet në Adana, një nga zonat e prekura nga tërmeti.
Dodi u shpreh se tërmeti ishte i fuqishëm, ndërsa ai vetë ndodhej në një hotel kur filluan lëkundjet. Sipas Dodit, në zonë ka dëme të mëdha, viktima, por edhe panik të banorët, të cilët kanë nisur të strehohen në vende të sigurta.
Edhe studenti shqiptar Kozma Çupi, tregoi për SYRI TV se situata është kaotike, ndërsa sipas tij kërkimet në gërmadha janë vështirësuar edhe për shkak të motit.