Hiqet alarmi për cunami në Itali - u ngrit prej tërmetit 7.8 ballë në Turqi
Romë - Autoritetet italiane thanë të hënën se e kishin hequr paralajmërimin për cunami në bregun jugor të vendit, i cili u ngrit pas një tërmeti të madh që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore, duke vrarë qindra njerëz.
Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë kishte lëshuar një deklaratë duke rekomanduar që njerëzit të largoheshin nga zonat bregdetare, por më vonë e reduktoi alarmin dhe postoi në Twitter se ai ishte hequr.
Trafiku i trenave në rajonet jugore të Siçilisë, Kalabrisë dhe Pulias ishte ndalur përkohësisht si masë paraprake, por rifilloi në mëngjes, tha agjencia në deklaratë.
Lightning was shooting through the sky at the same time that the 7.8 MAG earthquake hit Turkey.
— Citizen Free Press (@CitizenFreePres) February 6, 2023
Several hundred people feared dead. pic.twitter.com/hq8bL30Hnl
