SHBA në ndihmë të Turqisë pas tërmetit të fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 7.4 është regjistruar në orën 04:17 në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş.
Tërmeti, i cili u ndje në shumë qytete, zgjati më shumë se 30 sekonda.
Lëkundjet janë ndjerë në Maraş, si dhe në Hatay, Adana, Gaziantep, Malatya, Kilis, Adiyaman, Dijarbakır, Şanlıurfa dhe Osmaniye.
Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu wshtw shprehur:
"Ka pasur 6 tërmete mbi 6 deri më tani, më i madhi prej të cilëve është 6.6. Të gjitha ekipet tona janë në gatishmëri. Ne kemi vënë një alarm të nivelit të katërt. Ky është një alarm që përfshin ndihmën ndërkombëtare”.
Pas thirrjes së ministrit Soylu, deklarata e parë erdhi nga SHBA.
Në një deklaratë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha:
"Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme. Presidenti Joe Biden, Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe partnerë të tjerë të qeverisë federale të marrin në konsideratë opsionet e reagimit të SHBA për të ndihmuar ata që janë më të prekur. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me qeverinë turke." u përfshinë deklaratat.