Tërmeti që goditi Turqinë ndihet në shtetet përreth, studenti në Bejrut: Dridhje të tmerrshme
Dëmet e tërmetit janë përqëndruar në Turqinë jugore dhe Siri, por janë ndjerë edhe në Liban, Gaza dhe Qipro.
“Po shkruaja diçka dhe krejt papritur e gjithë ndërtesa filloi të dridhej dhe nuk po dija se çfarë të mendoja”, tha për BBC Mohamad El Chamaa, një student në kryeqytetin libanez Bejrut.
"Isha pranë dritares, kështu që pata frikë se mund të thyheshin. Vazhdoi për katër e pesë minuta dhe ishte shumë e tmerrshme. Ishte marramendëse," tha ai.
Rushdi Abualouf, një producent i BBC-së në Rripin e Gazës, tha gjithashtu se ndjeu rreth 45 sekonda dridhje në shtëpinë ku po qëndronte.